Plagoset një person në Malishevë të Gjilanit, arrestohet i dyshuari

Një person është plagosur me armë zjarri në fshatin Malishevë të Gjilanit, raporton Mediafokus.info.

Lajmin e ka bërë të ditur per Mediafokus.info, zëdhënësi i Policisë për regjionin e Gjilanit, toger Ismet Hashani.

“Sot 17 shtator 2020 rreth orës ‪19:30 , Policia e Kosovës ka pranuar një informatë  se ka ndodhur një rast “Plagosje” me armë zjarri në fshatin Malishevë – Komuna e Gjilanit.

Viktima është shqiptar shtetas i Kosovës  (1982 ) i cili është derguar me urgjencë në Emergjencë – Spitalin Regjional –  të Gjilanit dhe sipas mjekut nuk është në rrezik për jetë.

I dyshimti po ashtu shqiptar shtetas i Kosovës (1975 ) me vendbanim në fshatin Malishevë  është arrestuar  nga ana e Policisë së Kosovës.

Rrethanat e rastit janë duke u hetuar”, ka thënë Hashani./Mediafokus.info/