Plaku humb pensionin e vetë dhe të gruas sapo del nga posta, vajza ka një lutje për dikë

Një i moshuar ka humbur paratë e pensionit ditën e sotme.

Vajza e të moshuarit, ka treguar se babai i saj 80-vjeçar, sapo ka marrë pensionin e tij dhe të nënës bashkë me shpërblimin, rreth 620 euro, i ka humbur paratë.

Ai i kishte futur në xhepin e brendshëm të xhupit, por në rrethana të paqarta i kanë humbur sapo ka dalë jashtë postës.

Ky çift i moshuar jeton vetëm dhe mbijetojnë vetëm me këtë pension, ndaj humbja e parave është shumë e rëndë për ta.

Vajza u bën thirrje atyre që i kanë gjetur t’ia kthejnë sa më parë pasi prindërit e saj po e përjetojnë shumë keq këtë humbje.

Mesazhi i vajzës:

Pershendetje! Jam nje zonje ju lutem kerkoj ndihmen tuaj. Babai im sot ka humbur pensionin sapo e ka marre, te vetin dhe te mamase bashke me shperblimin.

Behet fjale per 60 mije lekë te reja, shume te cilen e kane per gjith muajin.

Eshte 80 vjec. Ka perfituar nga mosha dikush dhe ia ka marre, nuk di.

Ai thote qe e kam fut ne xhepin e brendshem te xhupit.

Ju lutem nese e beni publike do beni nder dy pleqve te cilet jetojne vetem dhe me ate pension kalojne muajin.

Don zoti ka rene ne nje njeri te mire dhe ua kthen se janë bere vrer.

Do beni sevape te madhe, mezi pret dt 1 te muajit qe te dale te mare pensionin.

Kjo ka ndodhur tek posta qe ndodhet siper freskut, njesia nr 12 e bashkise tirane.

I kanë renë nga xhepi sapo ka dal nga posta.