Plani 10 pikësh i LDK-së për krizën energjetike

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka prezantuar 10 pikat për përballimin e krizës së energjisë elektrike.

Gjatë konferencës për media, në emër të LDK-së kanë folur deputetët Hykmete Bajrmai dhe Besian Mustafa.

Ata i kanë kërkuar Qeverisë Kurti:

T’i paguaj menjëherë paratë e premtuara si subvencione për çmimin e energjisë

riparimin e Bllokut A5 të Termocentralit Kosova A

krijimin e mekanizmave për furnizim me burime alternative për ngrohje me çmime të përballueshme për qytetarët

përgatitjen e planit të efiçiencës dhe kursimit të energjisë

negocim të kontratave afatgjate për furnizim me energji

zbritje të TVSH-së nga 8% në 0% për faturat e energjisë

krijimin e subvencioneve të reja për qytetarët dhe bizneset

largimin e tarifave diskriminuese të ZRrE-së

themelimin e bursës së përbashkët për energji Kosovë-Shqipëri

përgatitjen e strategjisë afatmesme për rritjen e kapaciteteve gjeneruese me gaz dhe energji alternative.