Plas bomba në ‘Për`puthen’, largohet Atdheu
Konkurrenti kosovar Atdhe Xheravina duket se është larguar nga emisioni më i ndjkur për momentin, “Për’puthen”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në “Insta Story”.
Xheravina duke ironizuar shkroi se i kanë thënë që pas largimit do të ketë një qetësi.
“M thoshte @fation.kuqari do gjesh nje qetësi te papame po nuk i besoja”, ka shkruar ai.
Kujtojmë që së fundmi konkurrenti nga Kosova është sulmuar dhe kërcënuar pas takimeve me konkurrenten Sara.
Ai madje njoftoi se ka marrë kërcënime përmes telefonit edhe nga Dubai.
Ndërsa dje atij iu sulmua edhe lokali.
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes Antonelës dhe Locos në studio, ku nuk munguan as lotët.
Shkak u bë një story i publikuar nga Loco në instagramin e tij ku ironizonte Antonelën, dhe kjo e fundit filloi të debatojë dhe qau.
“Mos ta mohojë askush që ka grupime, se tani më janë vënë kundër mua ky Loco dhe Atdheu, se rrinë bashkë e më shkojnë kundër mua.
Shikoni çfarë foto ka publikuar në story me një litar të varur,” tha Antonela.
“Po ti je një injorante e pafytyrë që më sulmon për këtë, nëse të djeg mbaje,” u përgjigj Loco.
Debati i ashpër vazhdoi derisa Bora u detyrua ta ndërprejë emisionin e të vazhdojë me publicitet.
Në një pjesë madje Antonela tha se “e puthi kë të dua, madje nëse dua i puthi rend”.
“Nuk është marre me puth edhe me dasht”, i drejtohet ajo Locos.

