Platforma eKosova – si të regjistroheni për vaksinim kundër COVID-19
Vaksinimi në Kosovë kundër virusit COVID-19 po vazhdon dhe ai mund të bëhet pas aplikimit online përmes platformes eKosova.
Për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19, ju duhet të jeni regjistruar në platformën eKosova. Linku për regjistrim: https://ekosova.rks-gov.net/Security/Registration).
Pas regjistrimit me sukses në platformën eKosova, ju duhet të ndani terminin për vaksinim.
I. Mënyra për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19 është kjo:
Hapi 1
Pasi të keni hapur platformën eKosova duhet të klikoni mbi vegzën me emërtimin “Shërbime”.
Hapi 2
Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Shëndetësia”.
Hapi 3
Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19”.
Hapi 4
Vendoset tiku mbi fushën “Keni sëmundje kronike?” nëse aplikuesi ka sëmundje kronike. Zgjedhet data e vaksinimit si dhe koha e vaksinimit.
Hapi 5
Shtypni butonin “Ndaj terminin”.
SQARIM: Pas përfundimit të këtyre hapave, ju do të pranoni një SMS në numrin tuaj të telefonit me të cilin jeni regjistruar në eKosova, përmes të cilit konfirmohet termini juaj i vaksinimit.
II. Mënyra për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona të tjerë:
(Një person mund të caktojë termine për- deri në 5 persona të tjerë)
Hapi 1
Pasi të keni hapur platformën eKosova duhet të klikoni mbi vegzën me emërtimin “Shërbime”.
Hapi 2
Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Shëndetësia”.
Hapi 3
Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona tjerë”.
Hapi 4
Plotësohet fusha “Numri personal i aplikuesit” dhe fusha “Numri i telefonit të aplikuesit” dhe vendoset tiku mbi fushën “Keni sëmundje kronike?” nëse aplikuesi ka sëmundje kronike dhe klikoni mbi butonin “Kërko”.
Hapi 5
Nëse numri personal që ju keni vendosur është i saktë, atëherë duhet të zgjedhet data e vaksinimit si dhe koha e vaksinimit.
Hapi 6
Shtypni butonin “Ndaj terminin”.
/Mediafokus.info/

