Plazhet në Shqipëri nuk po gjejnë qetësi, pas Velipojës digjen 60 shezlone në Dhërmi
Plazhet në Shqipëri duket se po e pengojnë dikë, sepse ndryshe nuk mund të shpjegohen gjithë këto ndodhi të këqija. Filloi me një mbishkrim kundër kosovarëve, vazhdoi me një rrahje mes vëllezërve, pastaj ndodhi vrasja në Velipojë edhe tani në Dhërmi digjen 60 shezllonë.
Mbrëmjen e djeshme rreth orës 01:30 në Drimadhe (Dhërmi) janë djegur 60 shezllone të një biznesi të vogël që operonte në atë plazh.
Burimet bëjnë me dije se djegia ka qenë e qëllimshme dhe shkak mund të jetë bërë një konflikt i mëparshëm midis bizneseve për shfrytëzimin e vijës bregdetare ose konkurrenca.
Po sipas burimeve për Report Tv, shezlongët kanë qënë në pronësi të 55 vjeçarit B.D
Shezlongët i kishte mbledhur për t’i hapur ditën e nesërme, pasi sapo kishte marrë lejen e shfrytëzimt të plazhit.
Siç duket disa bizneseve fqinjë të tjerë nuk i ka pelqyer kjo, dhe dyshimet e para kanë qënë nga konkurenca.
Ende nuk ka asnjë komunikim zyrtar nga policia. (foto arkiv)

