‘Plazhi i grave’, e dini ku gjendet dhe pse quhet kështu?

Ujërat sulfurore janë të dobishme për tërë organizmin, sepse sulfuri depërton përmes lëkurës në indet nënlëkurore dhe më të thella, si dhe në transmetuesit neurologjik, shkruan ul-info.com.

Në Ulqin këto ujëra burojnë në breg të detit, në Plazhin e Grave, në Pyllin e Pishave, dhe kanë veti të shumta shëruese.

Është vërtetuar se janë të dobishme, në veçanti për gratë që nuk lindin fëmijë (beronjat).

Ky ujë pihet, sepse besohet që në këtë mënyrë shëron sëmundjet e barkut.

Po ashtu, vendasit dhe turistë shkojnë në këto vende për të larë fytyrën dhe flokët.

Disa pohojnë se pas përdorimit disajavor kanë përmirësuar shikimin, kanë ndaluar rënien e flokëve dhe kanë forcuar zërin.

Përgjatë bregdetit të Ulqinit ujërat sulfurore burojnë në katër lokalitete.

Burimi më i madh është ai në Valdanos, me 200 litër në sekondë, gjersa ujërat termominerale të Plazhit të Grave mund të eksploatohen për rreth 10 litër në sekondë.