Pleqtë nga Maqedonia e Veriut shesin ari fals në Viti

Policia në Viti, më datë 18.05.2022 ka pranuar një ankesë nga një qytetar, i cili ka deklaruar se është mashtruar nga dy persona të dyshuar të cilët i kanë ofruar një sasi ari për shitje, që dyshohet se ishte i falsifikuar. Viktima ka paguar 1450 euro për këtë sasi ari.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitët relevante dhe shumë shpejt kanë arritur të identifikojë veturën e të dyshuarve për mashtrim.

Janë ndërmarrë veprime operacionale në koordinim edhe me njësi tjera policore të kufirit dhe është arritur të ndalohet vetura me dy personat e dyshimtë në pikën e kalimit kufitar Hani i Elezit.

Njësia e hetimeve në Viti ka intervistuar dy të dyshuarit në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit, të dyshuarit E.B (1955) dhe T.S (1946), të dy shtetas të Maqedonise Veriore janë ndalë në mbajtje për 48 orë, thuhet në njoftimin e policisë.