Po hetohen rrethanat e vdekjes së minatorëve në Artanë
Sipas statistikave të policisë, në periudhën kohore nga data 28.05.2020 deri më 02.06.2020 në rajonin e Gjilanit kanë ndodhur 34 incidente, ndërsa janë arrestuar dhe ndalur 12 persona, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës rajonal i policisë në Gjilan.
“Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”
Me 02 qershor 2020 rreth orës11:45, policia e Kosovës në Novobërdë është njoftuar se në Minierën e Artanës – Horizonti i 5-të, dyshohet për shembje të një masivi shkëmbor brenda horizontit të minierës ku kanë qenë duke punuar dy minator. Për rastin janë informuar të gjitha njësitet relevante të cilat kanë dal në vendngjarje duke ndërmarrë veprimet e nevojshme. Pas një përpjekje rreth 14 orëshe, nga thellësia e minierës, rreth orës 00:30, të datës 03 qershor me ndihmën ekipeve të Kërkim shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës, ekipeve të minatorëve, zjarrfikësve të Kosovës dhe KEk-ut janë nxjerre trupat e pa jetë të dy minatorëve të cilët në momentin kritik kanë qenë duke punuar në thellësi të minierës, të cilët dyshohet se kanë humbur jetën si pasoj e shembjes së masivit shkëmbor brenda minierës. Më urdhër të Prokurorit të shtetit trupat e pajetë dërgohen në obduksion në IMl në Prishtinë. Prokurori i shtetit bashkë me njësitet e hetimeve Rajonale të Policisë së Kosovës–Gjilan janë duke i hetuar rrethanat se si ka ndodhë ky incident që na ka tronditur të gjithëve.
“Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë“
Me 02 qershor 2020, rreth orës 02:15 Policia e Kosovës në Kamenicë kanë pranuar një informatë se në fshatin Berivojcë , i dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës pronari i një kafiterie në këtë fshat, ka lejuar te zhvillohet veprimtari në kafiteri duke organizuar edhe muzikë. Me këtë rast në vend të ngjarjes është gjetë se i dyshimti i cili nuk i është përmbajt vendimit te Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me kufizimin e lëvizjes, “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë “ prej orës 21:00-05:00 dhe aktiviteteve gjatë Pandemisë. Me vendim të Prokurorit të shtetit pas procedurave ligjore rasti procedohet në PTh.
“Aksident trafiku me lëndime”
Me 02 qershor 2020, rreth orës 12:05, Policia e Kosovës në Gjilan është informuar për një aksident trafiku që ka ndodhë në Rr. “Marie Shllaku” këtu në Gjilan. Njësitet policore me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhë për shkak të mos mbajtjes së distancës dhe është shkaktuar një aksident zinxhirë në mes tri veturave me tabela vendore. Lëndime te lehta pëson drejtuesi i njërës nga veturat e aksidentuara te cilit i epet ndihma e parë në Qendrën Emergjente në Gjilan dhe më pastaj lirohet në shtëpi. Rasti procedohet në PTH.

