Po hetohet vdekja e një gruaje në Gllogoc, mjeku konstaton shenja dhune në trup
Një grua në Gllogoc është dërguar për trajtim mjekësor, por mjeku ka konstatuar vdekjen e saj. Sipas mjekut, viktima ka shenja dhune në trup. Rasti po hetohet nga policia.
Gllogoc 12.09.2022 – 13:00.Viktima femër kosovare është dërguar për tretman mjekësor, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e saj. Sipas mjekut, viktima ka shenja dhune në trup. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë.

