‘Po marrin mikroçipa’, qytetari dhe mjeku përplasen në lidhje me vaksinimin

Arianit Sllamniku, organizator i protestave kundër vaksinimit anti-COVID dhe mjeku në Suedi Rushit Arifi janë përplasur në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin sa i përket vaksinimit dhe masave mbrojtëse.

Sllamniku i cili kundërshton vaksinimin, ka thënë se në Suedi qytetarët nuk vaksinohen kundër COVID-19, por marrin mikroçipin me të cilin mund të hyjnë në restorante dhe vende të ndryshme.

Ndërsa, Sllamnikun e ka kundërshtuar Rushitin i cili ka thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Sllamniku me këtë rast i është kundërpërgjigjur duke thënë se Rushiti nuk është përfaqësues i Suedisë.

“Nuk ki nevojë me u vaksinu për Suedi, vetëm ke nevojë me marrë një mikroçip dhe jeni të lirë. Edhe të vaksinuarit duhen me e kry procedurën e PCR”, ka deklaruar ai.

Por, Rushiti ka thënë se Sllamniku është edhe më pak përfaqësues i këtij shteti.

“Është fakt që po thotë se nuk jam përfaqësues i Suedisë  por ti je më pak se unë. Kështu që më kredibil jam me fol unë për Suedinë se ti. Në Suedi ka pas masa, ka pas restrikcione, por restrikcionet që i ka vendos Instituti i Shëndetësisë Publike të Suedisë kanë qenë të bazuara në shkencë dhe nuk i kanë marrë politikanët, por ekspertët e fushës”, ka shtuar ai.

Ndërsa, derisa Sllamniku ka deklaruar se suedezët nuk po vaksinohen dhe se po marrin mikroçipa, Rushiti i është kundërpërgjigjur duke i thënë se “A po jam seriozisht se jam t’u dezinformu kur po them se në Suedi ka pasur instruksione”.

Sllamniku është shprehur kundër vaksinimit kundër COVID-19, derisa ka thënë se qytetarët nuk kanë nevojë ta marrin vaksinën.