“Po vazhdoj të jetoj, por, asgjë më nuk është njësoj…” (dedikim për babanë nga Saranda Çoçaj)
Para gjashtë vitesh, më 7 mars 2019, qyteti i Gjilanit u përballë me një situatë të papritur, kur një kamion transportues u fut me shpejtësi në qendër të qytetit, nga drejtimi i rrugës së Ferizajt, duke shkaktuar edhe viktima e dëme materiale.
Kamioni pa frena i mori jetën edhe afaristit të njohur, Qerim Çoçaj, i cili këtu udhëhiqte një biznes të suksesshëm në sektorin e bukës dhe pjekurinave tjera, shkruan Mediafokus.info.
Vajza e tij, Saranda Çoçaj-Krasniqi, në 6-vjetorin e vdekjes tragjike të babait, ka bërë sot një dedikim shumë prekës.
(Në përkujtim të babit tim të ndjerë, Qerim Çoçaj)
Ishte dite e bukur me diell, dukej si pranvera kishte ardhur para kohe, e unë po gëzohesha se me ardhjen e pranverës do te vinte ne jete edhe vajza ime, do te bëhesha nënë për te paren here!
Papritmas, me erdhi një telefonate…
“Alo, babi eshte smut pak, ka bo ndeshje, hajde shpejt”.
U shtanga…
A thua a u vra shumë?? A thua a osht bile gjalle?
Jo jo, thash çfarti, babi joooo…
Duart me dridheshin, zemra rrihte si me m’dalè prej krahnorit, e vetem nje qellim e kisha “Zot, veç me mbrri, ta shoh 1 here, e t`ja lypi hallallin”
Asniher ma e gjate smu ka duk ajo rruge, e secili udhekryq qe lidhej me rrugen kryesore ishte i bllokuar nga policia…
Flitej per nje aksident te madh qe sapo kishte ndodhur…
Frika me hyri deri n’palce dhe tash dyshimet filluan te me hanin per se gjalli: çka paska ndodh n’gjithe kete qytet??
A mos ndoshta edhe babi u perfshi n’kete aksident?
E ndjeja se diçka nuk eshte ne rregull, zemra e ndjente edhe pse thjesht nuk doja ta pranoja qe babit tim mund ti ndodhte diçka.
Arrita…atë pamje te shkaterruar, vetura te demtuara, ate katastrofe te vendit, at turme te njerzve qe u mblodhen edhe sot e kam te vizatuar ne mendje!!
E kerkoja me sy se ku po e shoh babin, me syte e mi te deshperuar e kerkoja dike te familjes time, po ku jane, a thua u qel toka dhe i perbiu te gjithe ?
Man fund pash nanen, u qetsova..mu flladit zemra, pasi qe nana mu duk e qete, thash me veten time babi gjall qenka…se mendja ime me thoshte: ato te mira qe babi i ka ba, at buke qe babi e ka fal, ata jetima qe babi i ka gzu, i bohen ishalla shpetim për veti…
Po jo, nana mkish mashtru…
E kish mledh forcen e krejt dynjas e kish harru veten, me na dhan gajret neve..
”-Bohuni t’forte tha, se Baba na la, ju past nana juve ishalla“.
U zhduk…gjithçka çka kisha besuar, shpatulla ku isha mbeshtur, gjithçka çka kishim enderruar..
Sot e asaj dite mbeta bosh, mbeta e pergjysmuar..po vazhdoj te jetoj, por, asgje me nuk eshte njesoj…

