Poetja Qëndresa Shala e rrëfen sfidën e saj me virusin: Nuk ishte aspak e lehtë
Edhe poetja nga Gjilani, Qëndresa Shala, është sfiduar nga COVID-19, por ia ka dalë ta mund virusin e vdekjes.
“Pas një kohe e infektuar me COVID, tani në gjendje të mirë…”, ka shkruar ajo, ku ka rrëfyer përvojën e saj me ‘mysafirin’ e padëshiruar.
Lindja e diellit më dukej se po më sjell oksigjen. Zemra më gëzohej kur fillonte dita e shumë dëshprohesha kur vinte nata e gjatë.
Temperatura më shoqëronte çdo tri orë, dhembjet e muskujve çdo minutë, nuk ngopesha frymë, ndërsa “musafir” i pa dëshiruar ishte kolla…
Në atë qetësinë e pafund të natës, kur asgjë nuk pipëtinte, zemra shqetësohej me rrahje të shpejtuara.
Edhe pse njihem për qëndrueshmëri, për përballje me shumë sfida shëndetësore dhe jetësore, nuk qe aspak e lehtë të kaloj nga pozitive në negative.
Në jetë gjithmonë kam qenë pozitive, por të jem pozitive me korinavirus, nuk më pëlqeu aspak, prandaj jam e lumtur që e kalova edhe këtë sfidë të rëndë dhe në fund dola negative. Po e përsëris: “nuk qe e lehtë aspak”.
Pra, keni kujdes, mos e nënçmoni pandeminë, maska e distanca do të më shoqërojnë një kohë të gjatë, nga frika që po më kthehen sërish ato ditë.
Paqi shëndet, ka ururar Shala miqtë e saj./Mediafokus.info

