Pogragja ka nevojë për ndihmë pas vërshimeve të fundit

Përfaqësues të LDK-së vizituan fshatin Pogragjë pas vërshimeve si pasojë e reshjeve të shumta të shiut, njofton zyra për informim e Degës në Gjilan.

Të reshurat e ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ku disa prej shtëpive kanë vështirësi nga uji i cili i ka vërshuar, ndërsa disa lokalitete kanë problem në qasjen në rrugë pasi ura lidhëse e disa shtëpive me rrugën kryesore është shkatërruar totalisht.

Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan është afër banorëve të fshatit Pogragjë dhe përmes Kuvendit Komunal do të inicojë fondin për ndihmë të të dëmtuarve nga vërshimet e fundit.

LDK kërkon nga udhëheqja e Komunës së Gjilanit që të zgjohet nga gjumi i thellë për t’u dalë në ndihmë banorëve të prekur nga vërshimet.