Polica e sigurimit falas për bashkatdhetarët nga e hëna

Bashkatdhetarët, nga e hëna, mund të marrin falas policën e sigurimit me vlefshmëri një muaj. Kështu ka njoftuar kryeministri Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

“Të dashur bashkatdhetarë,

Si çdo verë, e përherë, Kosova ju pret me krahë t’hapur dhe zemrën plot.

Ju që do të vini me automjete, nga e hëna mund të merrni falas policën e sigurimit me vlefshmëri një muaj, në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse.

Mirë se vini në vendlindje!

Pushime të këndshme”.