Policët gjermanë gjejnë shumë parregullsi në autobusin kosovar, 4.000 euro gjobë
Një autobus kosovar ka rënë në “radarët” e policisë për shkak të shkeljes së detyrimit për mbajtje të distancës në autostradë, transmeton albinfo.ch.
Gjatë kontrollit të mëtejmë, dy drejtuesit e këtij automjeti nuk ishin në gjendje të siguronin prova të plota të kohës së vozitjes dhe pushimit të tyre gjatë 29 ditëve të fundit, që kërkohen sipas rregullave.
Përveç kësaj, ata transportonin në mënyrë të paligjshme pjesë përbërëse të skelave dhe mallra të tjera pa patur licencën e nevojshme për një transport të tillë, shkruan media gjermane e policisë, presseportal.de.
As kjo nuk ishte e tëra, një gomë ishte aq e konsumuar sa që skeleti i saj ishte krejtësisht i dukshëm.
Për shkeljet e konstatuara është ngarkuar një depozitë sigurie prej 4000 euro.
