Policët në Veri pa bukë, deputetët e pushtetit të buzëqeshur festojnë mbylljen e vitit

Të lumtur e të buzëqeshur janë parë disa prej deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Bëhet fjalë për Fitore Pacollin, Dimal Bashën, Haxhi Avdylin, Burim Metën e Mimoza Kusari-Lilën.

Ata u mblodhën për të festuar përmbylljen e vitit parlamentar. Kështu njoftoi ligjvënësi i pushtetit, Haxhi Avdyli.

Thellohet skandali: Në Jarinje e Bërnjak u dërguan policë me sëmundje kronike

Madje, ai ndau një fotografi të përbashkët me kolegët e tij, teksa paralajmëroi suksesin edhe për sfidat e ardhshme që e presin.

“Bashkë në një përmbyllje të vitit parlamentar 2022. Bashkë e suksesshëm në përballje me sfidat e ardhshme…”, shkroi ai në Facebook./insajderi/