Polici i plagosur është nga Gjilani, gjendja e tij është stabile

Në një sulm ndaj Policisë së Kosovës, që ndodhi sot në fshatin Banjskë të Leposaviqit, u vra një polic dhe u plagos një tjetër. Po ashtu një polic tjetër mbeti i lënduar.

Bëhet me dije se polici i plagosur është nga komuna e Gjilanit.

Nazmi Kolgeci, Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale në QKUK, i kontaktuar nga Gazeta Express ka folur për gjendjen shëndetësore të policit që mbeti i plagosur nga arma e zjarrit në orët e para të ditës së sotme, në Veri te vendit.

Doktor Kolgeci konfirmoi se polici në fjalë i është nënshtruar një intervenimi dhe të njëjtit i është larguar predha metalike.

Po ashtu konfirmon se polici i plagosur është në gjendje shëndetësore stabile.