Polici Ismet Osmani e humb betejën me COVID-19

Edhe një zyrtar policor e ka humbur betejën me COVID-19. Polici Ismet Osmani nga Kamenica ka ndërruar jetë sot si pasojë e virusit.

Lajmi është bërë i njohur në rrjetet sociale nga familjarë dhe kolegë të të ndjerit.

“Nga ky virus vrastar sot humbëm kolegun, Ismet Osmani.

Stacioni policor në Kamenicë sot humbi njërin prej zyrtarëve më punëtor e i përkushtuar.

Kamenicës do t’i mungojë përkushtimi yt për sundim të ligjit e qetësisë!

Prehu në paqe kolegu im Ismet!”, ka shkruar kolegu i tij, Florim Klaiqi./Mediafokus.info/