Polici kosovar humb jetën në bunar

Dje në oren 17:00 një zyrtar i policisë së Kosovës, 53 vjeçar ka humbur jetën në një bunar.

Lajmin e ka konfirmuar për RTK live zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Rreth orës 17:00, është pranuar informata për një rast të vdekjes së dyshimtë të ndodhur në fshatin Gradicë të komunës së Drenasit. Pas marrjes së kësaj informate, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se; viktima, 53 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, në rrethana që aktualisht po trajtohen nga ana e policisë ka humbur jetën në një bunar. Si vijimësi e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave specifike dhe të veçanta, trupi i pajetë i viktimës është është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion” ka thënë Borovci për RTK-në.

Tutje ai shtoi se megjithë dyshimet e ngitura për vetëvrasje, në koordinim me prokurorin e shtetit, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do ti kontribuonin hetimit të plotë të kësaj ngjarjeje.