Polici nga Kamenica dënohet me 6 vjet burg për sulm seksual

Zyrtari policor R.Sh., i cili ishte arrestuar për sulm seksual ndaj një të miture në prill të këtij viti, është dënuar me burg në kohëzgjatje prej 6 viteve.

Dënimi me burg ndaj policit nga Gjykata Themelore në Gjilan nuk ishte i kënaqshëm për Prokurorinë Themelore të Gjilanit të cilët kanë parashtruar edhe ankesë, raporton KALLXO.com.