Një rast i tillë është raportuar së fundmi nga një vajzë në Gjilan, e cila e ka denoncuar personin me të cilin ka qenë në lidhje dashurie.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari për këtë rast është zyrtar policor në Maqedoni të Veriut, i cili u arrestua pas raportimit për dhunë në familje.

Ai dyshohet se pas një konflikti verbal ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës, duke i shkaktuar lëndime trupore, për çka ka marrë trajtim mjekësor.

Si rezultat, Policia është aktivizuar dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj policit shqiptar të Maqedonisë dhe masën e ndalimit policor./Sinjali