Policia arreston katër të dyshuar për sulm me mjete shpërthyese në vitin 2010 në Gjilan
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar për dy raste të sulmeve me mjete shpërthyese në një kompani private në Gjilan, në vitin 2010.
Policia po ashtu ka arrestuar edhe tre kosovarë tjerë, të dyshuar për veprat penale – shtytja dhe ndihma në kryerjen e veprës penale.
“Pas hetimeve të zhvilluara sot më 26.05.2020 është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti gjatë vitit 2010 dyshohet se ka kryer dy raste të sulmeve me mjete shpërthyese në një kompani private. Po ashtu janë arrestuar edhe tre meshkuj kosovarë të dyshuar për veprat penale shtytja dhe ndihma në kryerjen e veprës penale. Katër të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës./mediafokus.info

