Policia arreston menaxherin e një restoranti, refuzoi ta mbyllte lokalin
Në një lokal në rrugën Graçanicë-Gjilan, policia ka arrestuar menaxherin e një restoranti.
I dyshuari nuk kishte respektuar vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me masat kundër virusit COVID-19.
Brenda në restorant njësiti policor hasi në 13 persona si klientë dhe katër femra punëtore të lokalit.
I dyshuari kishte refuzuar të mbyllë lokalin dhe kishte sulmuar një zyrtar policor, i cili si pasojë e sulmit ka pranuar trajtim mjekësor
Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari dërgohet në mbajtje/mediafokus.info

