Policia arreston nigerianin e Prishtinës, Otto John

Një shtetas nigerian është arrestuar ditën e enjte. Dhe, sipas burimeve të Gazetës Express, bëhet fjalë për sulmuesin e FC Prishtinës, Otto John.

Nigeriani dyshohet se ka kryer veprën “Trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikuar”.

Express ka kontaktuar me zyrtarët e klubit kryeqytetas, por ata nuk ishin në gjendje të komentonin asgjë.

Otto John pas intervistimit është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.

“TRAFIKIM ME NJERËZ & SHËRBIMET SEKSUALE TË VIKTIMËS SË TRAFIKUAR
Prishtinë 05.04.2022 – 07:00. Në lidhje me rastin është raportuar se me 05.05.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Nigerisë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.