Policia arreston pronarin e një lokali për organizim të bixhozit të paligjshëm

Policia e Kosovës ka arrestuar dje pronarin e një lokali në Gjilan, për organizim të bixhozit të paligjshëm, raporton gazeta online Mediafokus.info.

“Më 14 janar 2021 rreth orës 22:40 policia e Kosovës Njësiti i Hetimeve të Stacionit policor në Gjilan  së bashku me Njësite për  Reagimit të Shpejt pas kontrollit në një lokal në Rr.”Haqif Tetova”  këtu në Gjilan, kanë takuar 18 persona duke luajtur “bixhoz”, ku ndaj 17 personave janë shqiptuar tiketa për “Mosrespektim të vendimit të qeverise për masat anti-Covid-19” ndërsa organizatorin pronarin e lokalit është arrestuar”, ka thënë Hashani për Mediafokus.info.

I njëjti është intervistuar në cilësinë e te dyshuarit për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” ne prani të avokatit mbrojtës dhe i ndaj tij me vendim  të Prokurorit tē Shtetit  është caktu masa e ndalimit per  per 48 orë.