Policia australiane: Sulmi në Bondi Beach dyshohet se është frymëzuar nga ISIS

Policia australiane ka konfirmuar se sulmi i armatosur në Bondi Beach, ku u vranë 15 persona gjatë një feste të Hanukës, po hetohet si akt terrorist i frymëzuar nga ISIS.

Sipas autoriteteve, sulmi u krye nga dy persona, baba e bir. Babai u vra nga policia në vendngjarje, ndërsa djali ndodhet në gjendje kritike në spital.

Në automjetin e tyre u gjetën flamuj të ISIS dhe një mjet shpërthyes i improvizuar, raporton Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

Hetuesit po shqyrtojnë edhe një udhëtim të dyshuar të sulmuesve në Filipine, ku veprojnë ende qeliza të lidhura me ISIS. Qëllimi i udhëtimit mbetet i paqartë.

Sulmi, më vdekjeprurësi në Australi në gati 30 vjet, la edhe rreth 25 të plagosur.

Autoritetet kanë rritur masat e sigurisë, ndërsa hetimet po vazhdojnë.