Policia e arreston personin që mbolli kanabis në këtë fshat të Gjilanit

Policia e ka arrestuar personin që mbolli kanabis në fshatin Zhegër të Gjilanit.

Njoftimi i policisë:

KULTIVIMI I BIMËS SË HASHASHIT, SHKURES SË KOKAINËS OSE BIMËVE TË KANABISIT

Fsh. Zhegër, Gjilan 17.05.2022 – 09:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se njësitë policore gjatë bastisjes në oborrin e tij kanë gjetur dhe sekuestruar një bimë narkotike e llojit Kanabis Sativa me gjatësi 120 cm e cila kishte qenë e mbjellë në një saksi.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.