Policia e cilëson vetëvrasje rastin e motrave në Ferizaj
Një vajzë e ka humbur jetën mbrëmë në Ferizaj, pasi ka rënë nga ndërtesa, derisa motra e saj ndodhet në trajtim mjekësor.
Ferizaj 21.01.2023 – 21:35. Raportohet se dy viktima kanë rënë nga një lartësi e një ndërtese. Dy viktimat janë dërguar në emergjencën e Ferizajt për trajtim mjekësor, ku mjekët përgjegjës kanë konstatuar se njëra nga viktimat është pa shenja jete, ndërsa viktima tjetër është dërguar në QKUK Prishtinë për trajtim të mëtejmë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet, thuhet në njoftimin e policisë.

