Policia e gjeti duke pirë kafe në Gjilan një person në kërkim

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në një kafiteri në Gjilan të dyshuarin e kërkuar B.A. (1980).

Ai ishte person në kërkim në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Gjilan, pasi ishjte dënuar me burg efektiv 1 vit e  6 muaj.

Pas kompletimit të dokumentacionit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në komunikatën e PK-së.