Policia e Kosovës dhe Policia e Shqipërisë nisin patrullimet e përbashkëta

Policia e Kosovës dhe Policia e Shqipërisë kanë filluar patrullimet e përbashkëta rrugore në territorin e Republikës së Shqipërisë.

“Referuar numrit të shtetasve nga Kosova që shkojnë për pushime në Shqipëri dhe numrit të madh të mjeteve që qarkullojnë në akset rrugore në mes të dy vendeve,ështëvlerësuar i suksesshëm ky patrullim i përbashkët. Ky patrullim ka për synim rritjen e efikasitetit në sigurinë rrugore, parandalimin e kundërvajtjeve dhe aksidenteve si dhe krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.