Policia e Kosovës i shpall në kërkim Noyzin dhe Bajraktarin

Policia e Kosovës i ka shpallur persona në kërkim reperin Rigels Rajku – Noizy dhe Baftijar Bajraktarin dhe ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët nëse kanë informacion për vendndodhjen e tyre.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tyre, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personat e kërkuar janë:

1. Rigels (Bashkim) RAJKU i lindur me 27.09.1986 nё Durrёs-Shqipёri.

2. Bahtjar (Shasivar) BAJRAKTARI i lindur me 22.05.1992 nё Samadrexhё-Prizren.

Tё pandehurit kërkohen për veprën penale “Lёndim i rёndё trupor”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.