Policia e Kosovës identifikon 76 lëmoshë kërkues nga Kosova dhe Shqipëria

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në vazhdën e aktiviteteve për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore e në veçanti fëmijëve, ka hartuar Planin Operativ “Identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit”.

Ky plan operativ është zbatuar në të gjithë territorin e RKS-së, në periudhën kohore 15.04.2024 deri me datë 27.04.2024 nga të gjitha Njësitet Rajonale të DHTQNJ-së dhe akterët tjerë relevant si: Prokuroritë ne rajonet përkatëse, Qendrën për punë sociale, Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj etj.

Aktiviteti përmbyllës është zhvilluar më datë 27.04.2021 ku edhe janë realizuar aktivitetet si në vijim:

  • Janë identifikuar gjithsej 54 lëmoshë kërkues nga Republika e Kosovës, prej të cilëve 22 te moshës madhore dhe 32 fëmijë.
  • Janë identifikuar gjithsej 22 lëmoshë kërkues nga Republika e Shqipërisë, prej te cilëve 15 persona te moshës madhe dhe 7 fëmijë.

Gjatë implementimit të këtij plani janë iniciuar gjithsej 18 raste penale, me 16 persona të dyshuar, si dhe një person te dëbuar.

Policia e Kosovës do të vazhdojë edhe më tutje me aktivitete për parandalimin e trafikimit me njerëz dhe parandalimin e kërkim lëmoshës, thuhet në njoftim.