Policia e Kosovës njofton për vdekjen e zyrtarit të saj, Arif Sylejmani

Mbrëmë në Gjilan ka vdekur zyrtari policor, Arif Sylejmani. Njoftimin për vdekjen e policit e ka dhënë Policia e Kosovës.

“Arifi ishte i lindur më 14.10.1956 dhe i takonte gjeneratës së dhjetë të Policisë së Kosovës.

Oficer Arifi karrirën në Policinë e Kosovës e filloi në Stacionin Policor në Gjilan, ndërsa më vonë punoi në Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor po në Gjilan.

Puna, virtytet dhe sjelljet njerëzore të Oficer Arifit do të jenë shembelltyrë për të gjithë kolegët e tij.

Policia e Kosovës sot ka mbetur pa njërin nga punëtorët më të dalluar, por Oficer Arifi do të kujtohet gjatë për kontributin dhe punën e palodhshme dhe të ndershme që bëri në shërbim gjatë gjithë jetës sëe tij.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, në ora 13:00, në varrezat e qytetit të Gjilanit”, thuhet në njoftim.