Policia e Kosovës nuk mund t`i konfiskojë patentë shoferët e mërgatës

Avokati Petrit Lladrovci, në emisionin “Ora Shtatë”, foli rreth rregullave në komunikacion, kjo më shumë për t’i vetëdijesuar mërgimtarët, përcjell albinfo.ch.

Ai shpjegoi se nëse mërgimtarët drejtojnë makinën me shpejtësi të lartë, por që kanë patentë shofer të huaj, Policia e Kosovës nuk mund t’ua konfiskojë atë, por vetëm mund t’ua ndalojë vozitjen në Kosovë.

Lladrovci shton se nëse bëjnë pagesë të dyfishtë, pra gjobën, personat me patentë shofer të huaj mund ta kalojnë dënimin me ndalim të vozitjes së automjeteve.

Lladrovci thotë se të gjitha këto janë rregulla të shkruara në rregulloren e Policisë së Kosovës.