Policia e psikologia ia dalin ta bindin personin që të zbres nga diga e Liqenit të Livoçit
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar se Policia e Kosovës dhe psikologia kanë arritur ta bindin personin që gjendej hipur në digën e liqenit të Livoçit që të zbres nga aty.
Ai tashmë po merr ndihmën e nevojshme dhe është nën përkujdesje të mjekve.
“Ju njoftojmë se personi i cili dyshohej se ka tentuar ta lëndoj veten te penda e fshatit Livoç i Epërm, tani njësitet ndihmëse kanë arrit që ta bindin dhe personi është arritur që të tërhiqet nga muri. Personi është marr nga ndihma e shpejtë dhe tani është në përkujdesje të mjekëve. Njësitet tjera janë tërhequr nga vendi i ngjarjes. Policia e Kosovës njësitet hetuese janë duke i hetuar rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Hashani.

