Policia e shpall në kërkim xhudistin Akil Gjakova për dhunë në familje
Policia e Kosovës e ka shpallur person në kërkim xhudistin Akil Gjakova.
Gjakova po kërkohet për veprën penale “Dhunë në familje”.
Policia ka kërkuar nga qytetarët që, nëse kanë, të japin informacione për vendndodhjen e tij.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.”

