Policia e trafikut në Gjilan shqipton 1500 gjoba brenda një jave

Policia në Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore  rajonale, gjatë periudhës kohore 26.01.2024-02.02.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘Siguria në trafikun rrugor’ kanë shqiptuar 1.501 gjoba për kundërvajtësit.

Po ashtu është shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për dhjetë ngasës, thuhet në njoftim.