Policia gjen një mitraloz gjatë kontrollit pas të dyshuarve për vrasjen në Mitrovicë

Në kërkim të të dyshuarve në lidhje me rastin e vrasjes së rëndë në Mitrovicë, policia e Kosovës ka kryer kontrolle në disa lokacione dhe në njërin prej tyre ka gjetur një mitralez me disa fishekë si dhe një sasi të dyshuar narkotikësh.

Rr. Artim Jashari, Mitrovicë 30.10.2021 – 00:10. Lidhur me rastin, me urdhër të prokurorit përgjegjës dhe me urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake, njësia e hetimeve rajonale Mitrovicë Jugu kanë kryer kontrolle në disa lokacione në kërkim të të dyshuarve, mirëpo nuk janë hasur deri me tani. Ndërsa gjatë kontrollit në një lokacion ku dyshohej se mund të gjenden të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë të gjatë -mitraloz me disa fishekë dhe një sasi e dyshuar që mund të jetë substancë narkotike. Rasti nën hetime, thuhet në njoftimin e policisë.