Policia hedh gaz lotsjellës në Zveçan
Një prani e shtuar e ushtarëve të KFOR-it gjendet para objekteve të komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit e Zubin-Potokut.
Janë vendosur edhe rrethoja me tela përgjatë perimetrit të objekteve të komunës. Ndërsa një numër i qytetarëve ka filluar të grumbullohet.
Për të hënën janë paralajmëruar protesta në katër komunat në veri të Kosovës: Mitrovicës e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin-Potok.
Përfaqësuesit e Listës Serbe biseduan me pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Ata u kërkuan ta lirojnë Komunën e Leposaviqit në mënyrë që “punonjësit të kthehen në komuna”.
E pjesëtarë të Listës Serbe biseduan me ushtar të KFOR-it. Njëri ushtar ia ktheu “s’jam këtu për intervistë” dhe e ftoi brenda nëse do të bisedojë.
E në Zubin-Potok shtatë autoblinda të KFOR-it kanë ardhur para objektit të Komunës. Disa pjesëtarë të KFOR-it janë futur brenda objektit.
E Policia e Kosovës raportohet se ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të turmës së grumbulluar para Komunën e Zveçanit.
Te intervenimi i Policisë ka ardhur pasi një numër i qytetarëve janë lejuar të tuboheshin para ndërtesës së Komunës nga ushtarët e KFOR-it, raporton REL.

