Policia: Janë dëgjuar të shtëna, disa prej tyre në drejtim të policisë

Policia e Kosovës ka dalë me komunikatën e tretë në lidhje me situatën aktuale në Mitrovicën e Veriut, ku konfirmon se ka pasur të shtëna.

Policia e Kosovës ka siguruar informacione zyrtare se në disa lokacione janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku disa prej të shtënave kanë qenë në drejtim të njësiteve policore, por fatmirësisht nuk ka të plagosur.

Po ashtu janë siguruar informacione nga ana e qytetarëve se ka raste ku janë ndaluar dhe maltretuar qytetarë shqiptarë, duke iu shkaktuar lëndime dhe shkaktim të dëmeve materiale në automjetet e tyre nga ana e personave të dyshuar të cilët dyshohet se janë pjesë e organizimeve të bllokimit të rrugëve, thuhet në komunikatën nr 3.