Policia jep detaje për rastin në hyrje-dalje të autostradës ku humbi jetën një shtetase e huaj

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin në hyrje-dalje të autostradës, ku humbi jetën një shtetase e huaj dhe u plagosën tre të tjerë.

Hyrje-dalje e autostradës Suharekë (NN) 02.10.2021 – 21:15. Ka ndodhur aksident trafiku në mes të tri veturave me targa të huaja, ku si pasojë e aksidentit viktima femër shtetase e huaj ka ndërruar jetë dhe vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku, kurse tre persona tjerë kanë pësuar lëndime të cilëve iu është ofruar tretman mjekësor.

Përveç njësive policore të cilat e  kanë trajtuar rastin në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, njëri shtetas i huaj dhe tjetri shtetas i Shqipërisë të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.