Policia jep detaje pas bastisjes në shtatë lokacione në veri
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), dhe Policia e Kosovës (PK), ka bërë të ditur se në vazhdën e angazhimit dhe realizimit të aktiviteteve policore për ruajtje të rendit kushtetues, ofrimit të sigurisë dhe parandalimit të aktiviteteve kriminale, sot kanë zbatuar urdhër kontroll në pjesën veriore të vendit.
Po ashtu, njoftojnë se kontrollet janë kryer në lokacione të ndryshme, katër në Mitrovicën e Veriut, dy në Zveçan dhe një në Banjskë.
Gjatë këtyre kontrolleve, në një podrum të njërit nga tre soliterët në Mitrovicën e Veriut, janë gjetur një sasi municioni, kallashnikovë, zola, eksploziv etj.
Më poshtë lexoni listën preliminare e armëve dhe pajisjeve tjera të sekuestruara:
87 copë eksploziv të tipit TM 100, 3 granata hedhës dore (zola), 1 armë automatike AK-47, 1 minë kundër këmbësorisë e tipit MRUD, 14 karikatorë, municion të kalibrave të ndryshëm, 63 detonatorë elektrik, 23 detonatorë mekanik, 1 orë për aktivizim, 1 granatë dore M79, 3 tuba fitila ndezës, çanta, radiolidhje, antiplumba, pajisje medicionale, gyksore (jelek për bartje të karikatorëve), maskë kundër gazit, bateri etj.






