Policia jep detaje për 5-vjeçarin që u gjet pa shenja jete në Obiliq

Mbrëmë është gjetur i vdekur një fëmijë rreth 4 vjeç në fshatin Raskovcë të Obiliqit.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se fëmija fillimisht ishte raportuar i zhdukur.

Trupi i tij u gjet dy orë më pas, ndërsa Policia i ka nisur hetimet për rrethanat e vdekjes së tij, shkruan Lajmi.net.

“Rreth orës 18:15, është pranuar informata ndërlidhur me dyshimet për rënien në lum të një fëmije rreth pesë vjeç, në fshatin Raskovë të komunës së Obiliqit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast ka vijuar kërkimet dhe gjurmimet në terren. Rreth orës 20:30 është raportuar për gjetjen e trupit të fëmijës, por fatkeqësisht pa shenja jete. Aktualisht po trajtohen rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në njoftimin e Policisë.