Policia jep detaje për 67-vjeçarin që vdiq në aksident në Kamenicë
Policia e ka konfirmuar vdekjen e 67-vjeçarit i cili vdiq dje në Shipashnicë të Kamenicës pasi u rrokullis me veturë.
Njoftimi i plotë:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Shipashnicë, Kamenicë 08.05.2023 – 08:15. Një mashkull kosovar ka humbur jetën pasi ka humbur kontrollin mbi veturën e tij duke u rrokullisur në një arë jashtë rrugës.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me urdhër te prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion

