Policia jep detaje për aksidentin e djeshëm në Gjilan

Në aksidentin e djeshëm në Gjilan (vetaksident), ku një veturë doli nga rruga dhe përfundoi në një veturë të parkuar, janë lënduar dy persona të gjinisë femërore, drejtuesja dhe pasagjerja.

Njoftimi i policisë:

Lidhja e Prizrenit, Gjilan, 23.03.2022-13:00. Një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një femër kosovare, si pasoj e vozitjes së pa kujdesshme ka dal nga rruga dhe është përplasur në një veturë të parkuar. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesja e veturës dhe pasagjerja femër kosovare. Të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar.