Policia jep detaje për aksidentin e mbrëmshëm ku vdiq një person, 5 të tjerë morën lëndime
Policia ka dhënë detaje për aksidentin e mbrëmshëm në Gjakovë, ku lëndime trupore morën 6 persona dhe njëri prej tyre nuk mbijetoi.
Fsh. Rogovë, Gjakovë 17.03.2023 – 12:15. Shtatë shtetas kosovarë (tri femra dhe katër meshkuj) kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e aksidentit në mes të dy veturave civile me targa vendore. Të lënduarit janë dërguar për trajtimin mjekësor. Njëra nga të lënduarat, viktima femër kosovare e mitur ka ndërruar jetë në QKUK. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet, thuhet në njoftim.

