Policia jep detaje për aksidentin në Zhegër, ku u lënduan dy persona

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin që ndodhi para dy ditësh në fshatin Zhegër, ku u lënduan dy persona.

Më poshtë njoftimi i plotë i policisë:

Fsh. Zhegër, Gjilan 27.04.2022 – 22:10. Ka ndodhë një aksident trafiku e përfshirë vetëm një veturë me ngasës mashkull kosovar.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar ngasësi dhe një pasagjere.

Ngasësi pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi ndërsa pasagjerja është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.