Policia jep detaje për aksidentin që e humbën jetën dy persona
Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit 24 orësh ka konfirmuar vdekjen e dy personave, në aksidentin që ndodhi pasditën e të hënës në Gllogoc.
Njoftimi i plotë i policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Fsh. Nekofc, Gllogoc 24.10.2022 – 17:10. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet në mes të dy veturave, njëra me targa vendore e tjetra me targa të huaja. Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë drejtuesi i veturës me targa vendore m/kosovar dhe pasagjerja e të njëjtës veturë f/kosovare.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në obduksion. Rasti në hetime.

