Policia jep detaje për arrestimet e zyrtarëve komunalë të Kamenicës

Më 09.02.2022 janë zhvilluar hetime lidhur me një tender, ku katër të dyshuar meshkuj kosovarë, tre prej tyre ishin nga komisioni Vlerësues i Komunës dhe pronari i një kompanie të mobileve (private), të cilët dyshohej se kanë mashtruar, me një procedurë tenderuese, me vlerë prej 35.731.50 €.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar ne mbajtje.